17:06 / 27.05.2020
Juventusi vendos për Pogban
“Bianconeri” duket se kanë hequr dorë nga mesfushori francez, i cili mund të transferohet në Real MadridJuventusi duket se ka hequr dorë nga Paul Pogba.
Për këtë është i bindur mediumi italian “Corriere dello Sport”. Mesfushori francez kërkohej qe një kohë nga “Bianconeri”, të cilët synonin ta rikthejnë atë në Torino.Mirëpo, kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi do t’ia pamundësojë “Zonjës së Vjetër” ta transferojë kampionin e botës me Francën.
27 vjeçarin e do ndërkohë edhe Real Madridi, i cili e kërkonte atë edhe verën e kaluar, raporton GE.
Nëse vendos të largohet nga “Old Traffordi”, Pogba mund t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, trajnerit Zinedine Zidane në “Santiago Bernabeu”.























