18:58 / 27.05.2020
“Spurs” i futen garës për Fraser
Klubi anglez, Tottenhami po përgatit një ofertë joshëse për anësorin e Bournemouth, Ryan Fraser, raportojnë mediat britanike.
Reprezentuesi skocez gjatë kësaj verë mbyll kontratën me Bournemouth, dhe lojtari ka hezituar të nisi negociatat për rinovimin e kontratës së re.
Siç raportojnë mediet në ishull, disa skuadra janë duke e vëzhguar situatën e 26-vjeçarit.
“Spurs” thuhet se janë favorit për ta blerë Fraser, madje, mësohet se është vetë lojtari ka shprehur dëshirën që t’i bashkohet skuadrës së Jose Mourinhos.























