Chelsea afër transferimit të Tagliaficos
Sharr Travel

Chelsea afër transferimit të Tagliaficos

Chelsea është gjithnjë e më afër transferimit të Nicolas Tagliafico nga Ajaxi.

Skuadra holandeze ka bërë të ditur se mbrojtësi i majtë është në tregun e transferimeve për 25 milionë euro.

Lojtari 27-vjeçar më herët ka zbuluar se e ka ëndërr të luajë në Ligën Premier, derisa për të janë të interesuar, Arsenali, Tottenham Hotspuri dhe Chelsea.

Shefi ekzekutiv i Ajaxit, Edwin va nder Sar kishte konfirmuar ditë më parë se planifikojnë të shesin disa lojtarë, e në mesin e tyre është edhe Tagliafico.

Frank Lampard e pëlqen lojën e lojtarit dhe e sheh si zëvendësues për Marco Alonson që nuk pëlqehet në formacionin bazë, raporton telegrafi.

Chelsea shihet si favoritë në këtë garë, derisa shuma prej 25 milionë eurove nuk është e lartë për buxhetin e tyre.