Dëmtimi i Haaland shqetëson Dortmundin, Favre sqaron gjithçka
Sharr Travel

Dëmtimi i Haaland shqetëson Dortmundin, Favre sqaron gjithçka

Borussia Dortmund ndoshta doli nga lufta për titullin kampion pas humbjes 0-1 në shtëpi kundër Bayern Munchen, me bavarezët që shkuan +7 në krye të renditjes.

Verdhezinjtë luajtën pa kapitenin Marco Reus në këtë sfidë, si dhe Haaland u zëvendësua në minutën e 72-të, pas një dëmtimi në gju.

Pritej që Haaland të mungonte gjatë dhe të operohej për këtë dëmtim në gjurin e tij, por trajneri Favre ka lumturuar tifozët e Dortmund, duke thënë se dëmtimi nuk ishte aq i rëndë sa mendohej në fillim.

“Nuk mendoj se do të qëndrojë larg fushave për shumë gjatë. Ai ka pësuar një dëmtim në gju dhe për momentin, nuk e dimë ekzaktësisht sa mund të mungojë. Gjithsesi, mbetemi optimistë për rikthimin e tij”, u shpreh trajneri i Dortmundit.

Haaland, vetëm 19 vjeç, ka shënuar 13 gola në 14 ndeshje me fanellën e Borussias këtë sezon.