17:11 / 28.05.2020
McGregor pranon meçin historik me 45-vjeçarin brazilian
Conor McGregor ka pranuar sfidën e Anderson Silva dhe është pajtuar për një super-luftë historike.
Legjenda braziliane Silva, 45 vjeç, e ftoi irlandezin për të provuar ‘aftësitë luftarake’ të njërit-tjetrit në tetëkëndësh, përcjell lajmi.net.
Si përgjigje, McGregor thjesht shkroi në Twitter: “Unë pranoj”.
Sfida e përulur e Silva vjen pasi The Notorious e quajti ikonën e peshës së mesme si më të madhin e të gjitha kohërave në Twitter.























