Kroacia hap kufijtë me dhjetë vende
Sharr Travel

Kroacia hap kufijtë me dhjetë vende

Kroacia ka hapur kufijtë me 10 vende në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë.

Qytetarët e Çekisë, Hungarisë, Austrisë, Estonisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Sllovenisë, Gjermanisë dhe Sllovakisë, tani mund të hyjnë në territorin kroat, me kushte të njëjta sikurse para pandemisë. 

Megjithatë, ata duhet të përmbushin rekomandimet e Institutit kroat të Shëndetit Publik lidhur me masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. 

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq tha se qytetarët e këtyre vendeve që hyjnë në Kroaci, do të regjistrohen dhe do t'ju merren të dhënat për vendin e qëndrimit, numrat e telefonit dhe adresa e postës elektronike. 

Ai tha se qytetarët mund të dërgojnë të dhënat - para udhëtimit - edhe përmes formularit në faqen e internetit entercroatia.mup.hr.

Kjo faqe e internetit aktualisht është në gjuhën angleze dhe kroate dhe në ditët në vijim, do të përkthehet edhe në dhjetra gjuhë tjera.