Bayerni do ta blejë Perisicin, por jo 20 milionë euro
Sharr Travel

Bayerni do ta blejë Perisicin, por jo 20 milionë euro

Ivan Perisic do të jetë lojtar i Bayernit të Mynihut edhe sezonin e ardhshëm.

I transferuar në Bavari me kërkesë të ish-trajnerit të kampionëve të Gjermanisë, Niko Kovac, futbollisti që është në pronësi të Interit për çështje javësh do të zgjidhë të ardhmen.

“Perisic pati një dëmtim shumë të rëndë, kur ishte në formë të shkëlqyer te Bayerni, problem që e mbajti jashtë për tre muaj. Por tani ai është rikthyer me grupin. Luajti 70 minuta, pastaj 30, është e qartë që për t’u rikthyer në formën më të mirë do të duhet pak kohë, por më e rëndësishme është që ai i ka kapërcyer të gjitha dhimbjet është plotësisht i shëndetshëm”.

Olic, duke folur për mediet e vendit të tij, zbuloi të ardhmen e sulmuesit. Sipas Ivica Olicit, ish-futbollistit kroat, Perisic nuk do të kthehet tek Interi.

“Ai është i huazuar nga Bayerni, por unë e di se klubi është i kënaqur me performancën e tij. Sigurisht, pas kësaj pandemie, fuqia blerëse nuk do të jetë si më parë. 20 milionë euro janë shumë, por ata do të ulen në tryezë dhe do të gjejnë një marrëveshje në 2-3 javët e ardhshme”.