Tetovë: Gjobiten 40 persona për mosmbajtje të maskave
Sharr Travel

Tetovë: Gjobiten 40 persona për mosmbajtje të maskave

Policia e Tetovës informon se në 24 orët e undit janë gjobitur gjithsej 40 persona, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

SPB Tetovë ka regjistruar edhe 18 vendime për izolim nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor, ndërsa janë kontrolluar 206 persona.

Deklaratë për vetizolim kanë nënshkruar pesë persona, ndërsa janë kontrolluar 20 prej tyre.

Ndryshe, gjoba për mosmbajtjen e maskave kap vlerën e 20 eurove.