MPB: 368 persona janë dërguar në izolim në 24 orët e fundit
Sharr Travel

MPB: 368 persona janë dërguar në izolim në 24 orët e fundit

Ministria e Punëve të Brendshme informon se në 24 orët e kaluara në gjithë territorin e vendit, 368 personave ju është dhënë vendim për izolim shtëpiak, ndërsa 47 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle tek personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, ndërsa është regjistruar një shkelje e masës së vetizolimit.

MPB në lidhje me mosrespektimin e masës për mbrojtje personale, ka regjistruar 440 shkelje.