Venko Filipçe paralajmëron karantinë për disa komuna
Sharr Travel

Venko Filipçe paralajmëron karantinë për disa komuna

Qytetarët nuk po respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi andaj do të shqyrtohet mundësia që të ketë karantina lokale në disa nga komunat me më shumë rrezik për përhapje të virusit, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe

Ai tregoi se komunat e Shkupit me më shumë të prekur janë komunat Saraj, Çair, Gazi Babë, Butel dhe Aerodrom, e sipas tij, numri është rritur si pasojë e mosrespektimit të masave.

“Po, vijnë parasysh masat e karantinës në ato Komuna ku ka rritje të numrit të të prekurve, për këtë sot nuk kemi vendosur por do ti përcjellim numrat dhe gjendjen në ditët në vijim dhe nga fillimi i javës së ardhshme do të sjellim vendim”, tha Filipçe, i cili shprehu shqetësimin se nuk po respektohen e zbatohen masat për mbrojte, raporton TV21./21Media