18:44 / 29.05.2020
Suarez: Ndihem mirë, jam i gatshëm për ndeshjet
Sulmuesi Luis Suarez, ka pranuar se ndihet në formë të mirë pas rikthimit në stërvitje.
Suarez pësoi lëndim në gju para vitit të ri dhe pritej që ky sezon të këtë mbaruar për të.
Mirëpo, me suspendimin e La Liga, uruguaiani arriti të shërohet dhe iu është bashkuar skuadrës në stërvitje.
“E vërteta është që jam i lumtur. Jam duke bërë stërvitje të plotë me grupin”.
“Koronavirusi me ndihmoi të shërohem, do jem i gatshëm të luaj ndeshjet të cilat nuk kam mundur t’i luaj”, tha ai.
La Liga do i rikthehet futbollit me 11 qershor.























