23:20 / 29.05.2020
Leverkuseni mposht Frieburgun, ngjitet i treti
Bayer Leverkusen reagoi menjëherë pas humbjes së rëndë të pak ditëve më parë përballë Wolfsburgut (1-4).
“Aspirinat” fituan me rezultat minimal në transfertë ndaj Frieburgut, duke u ngjitur, të paktën përkohësisht, në vendin e tretë të Bundesligës.
Ndeshja u vendos nga goli i talentit Havertz në minutën e 54-t, i vetmi i shënuar në këtë përballje, por që mori vlerë maksimale.
Frieburgu tentoi në të gjitha mënyrat për të barazuar rezultatin, por falë mbrojtjes së mirorganizuar dhe reflekseve të portierit, Leverkuseni e ruajti të paprekur rrjetën.
Një fitore me shumë vlerë për “Aspirinat”, që vazhdojnë të luftojnë fort për një vend në zonën Champions, ku duhet të mposhtin konkurrencën e Leipzigut ose të Gladbachut.























