13:26 / 30.05.2020
Dembele transferohet te gjiganti i Premierligës?
Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele, është subjekt interesimi i Liverpoolit.
Mundo Deportivo raporton se ylli francez po kërkohet nga kampionët e Evropës.
Jurgen Klopp ka admiruar gjithmonë Dembelen, i cili është i prirë të largohet nga Camp Nou me t’u hapur afati kalimtar.
Futbollisti vitet më të mira të karrierës i ka pasur te Borussia Dortmund, nga të cilët është larguar në verën e vitit 2017.
Te Barcelona, ai asnjëherë nuk ka arritur të bind, duke u lënduar shpesh shkaku i mos përgatitjeve fizike, transmeton lajmi.net.
Vlen të ceket se Dembele gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me Liverpoolin.























