Maqedoni e Veriut, dy viktima dhe 62 raste të reja me Covid-19
Sharr Travel

Maqedoni e Veriut, dy viktima dhe 62 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut nga 771 teste të realizuara, 62 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, Kumanov 2, Shtip 14, Tetovë 12, Strugë 4 ,Veles 1, Gostivar 3, Koçani 1, Vallandov 1.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 5 pacientë të shëruar, një pacient është regjistruar në Kumanovë,9 në Tetovë, 1 në Manastir, 1 në Gostivar,

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Gostivari dhe Struga.

Sipas statistikave të fundit  nga fillimi i pandemisë atje janë diagnostifikuar  2.226 persona me koronavirus, prej të cilëve 1.552 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 133 pacientë. /alsatm/