Bilbao e kënaqur me punën e Garitanos
Sharr Travel

Bilbao e kënaqur me punën e Garitanos

Në pritje të rifillimit të kampionatit, drejtuesit e Athletic Bilbaos kanë vendosur të rinovojnë kontratën me trajnerin Gaizka Garitano, duke qenë se bashkëpunimi mes palëve përfundonte në fund të muajit qershor.

Puna e mirë e Garitanos dhe kualifikimi i skuadrës për në finalen e Kupës së Spanjës, bënë që drejtuesit e klubit të vendosin t’i rinovojnë bashkëpunimin për të paktën edhe sezonin e ardhshëm.

Tani klubi bask mund të stërvitet i qetë në pritje të rinisjes së kampionatit spanjoll, ku do të synojnë një pozicionim sa më të mirë në renditje dhe triumfin në Kupën e Mbretit.