Drejtoresha e DAP-it rezulton pozitiv me COVID-19
Sharr Travel

Drejtoresha e DAP-it rezulton pozitiv me COVID-19

Drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike (DAP), Sanja Lukareska, ka informuar qytetarët përmes rrjetit social “Facebook” se edhe ajo ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lukareska shprehet se ka qenë shumë e kujdesshme në respektimin e masave dhe se nuk e ka të qartë se si e ka marrë virusin.

Lukareska tregon se është testuar shkaku se ka pasur kontakt me deputetin Muhamed Zekiri, i cili dje informoi opinionin se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 bashkë me familjen e tij.

Një pjesë e madhe e udhëheqësve të institucioneve dhe bartës të funksioneve tashmë janë në izolim pas shpërthimit të rasteve të fundit me COVID-19.