Mickoski: Nuk frikësohem nga zgjedhjet, por nga viktimat e reja
Sharr Travel

Mickoski: Nuk frikësohem nga zgjedhjet, por nga viktimat e reja

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp tha se nuk ka kushte për zgjedhje, ndërsa pushteti duhet të kujdeset në parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

“Qeveria në vend që të menaxhojë këtë krizë, ata përsërisin të njëjtën gjë, zgjedhje dhe vetëm zgjedhje. Poashtu thonë se OBRM-PDUKM frikësohet nga zgjedhjet. Jo, nuk frikësohem nga zgjedhjet, or nga viktimat e reja”, tha Mickoski

Mickoski tha se së pari duhet të mposhtet pandemia me coronavirusin dhe më pastaj të organizohen zgjedhjet në Maqedoni.

Në pyetjen nëse OBRM-PDUKM do të merr pjesë në zgjedhjet më 5 korrik, Mickoski u përgjigj:

“E tash se OBRM-PDUKM nuk frikësohet as nga LSDM, as nga Prokuroria e tyre ‘Louis Vuiton’ dhe gjyqësia e tyre, çantat dhe ryshfetet e tyre”, tha Mickoski.