Prej sonte ndërpritet transporti publik në Shkup
Sharr Travel

Prej sonte ndërpritet transporti publik në Shkup

Ndërmarrja e qarkullimit publik – Shkup, informon se prej sot në ora 21, e deri të hënën në ora 5, transporti publik në qytet nuk do të funksionojë.

Prej aty potencojnë se ndërprerja e përkohshme është në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndalesë të lëvizjes së popullatës në periudhën e cekur në territorin e Shkupit.

NQP njofton se transporti publik sot do të funksionojë deri në ora 21.

“Autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës, me përjashtim të linjave 9, 19, 20 dhe 23 të cilët do të qarkullojnë sipas orarit të reduktuar”, njoftojnë nga NQP.

Më poshtë janë terminet e fundit të nisjes para orës 21, ndërsa pjesa tjetër e orarit është e qasshme në ueb faqen e NQP Shkup.