Maqedoni, prej sonte në ora 21:00 fillon ora policore
Sharr Travel

Maqedoni, prej sonte në ora 21:00 fillon ora policore

Prej sonte në orën 21:00 hyn në fuqi ndalesa për lëvizjen e qytetarëve në të gjitha komunat e Shkupit Haraçinë, Zelenikovë, Ilindjen, Petrovec dhe Studeniçan, si dhe për qytetarët e Kumanovës, Likovës, Shtipit, Karbincit, Tetovës, si dhe Bogovinës, Bërvenicës, Tearcës, Zhelinës dhe Jegunocit

Vendimin për ndalesë të tërësishme të lëvizjes që e solli Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, me qëllim reagim sa më të shpejtë dhe efikas për parandalimin e përhapjes së virusit korona,prej sot (e enjte, 4 qershor) nga ora 21:00 deri të hënën (8 qershor) deri në orën 05:00 të mëngjesit, vlen për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në komunat e Qytetit të Shkupit, gjegjësisht në komunat Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë. Saraj, Qendër, Çair, Shuto Orizarë, si dhe komunat përreth Haraçina, Zelenikova, Ilindeni, Petroveci dhe Studeniçani.

Ndalesë për lëvizje në periudhën e njëjtë, prej sot (e enjte, 4 qershor) me fillim në orën 21:00 deri të hënën (8 qershor) në orën 05:00 të mëngjesit vlen edhe për komunat Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinc, Tetovë, si dhe për komunat rreth Tetovës Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë, Jegunoc dhe Tearcë.

Në të gjitha qytetet tjera, ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve nga e enjtja (4 qershor) prej orës 21:00 deri të premten (5 qershor) në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa të premten, të shtunën dhe të dielën, në këto qytete ndalesa fillon nga ora 16:00 dhe vazhdon deri ditën e ardhshme në orën 05:00 të mëngjesit.

Dita e premte (5 qershor) shpallet si ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Në periudhën nga dita e enjte (4 qershor) në orën 21:00, deri të hënën (8 qershor) në orën 05:00 të mëngjesit, ndalohet vizita e varrezave në territorin e tërë shtetit, përveç për varrime.

Këto ndalesa nuk vlejnë për aktivitetet bujqësore, për të cilat është e lejuar lëvizja në kuadër të territorit (pjesës) së fshatrave, vetëm për nevoja pune.

Gjatë periudhës për të cilën është marrë ky vendim për ndalesën e lëvizjes, barnatoret do të punojnë pandërprerë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përpilojë plan për punë të pandërprerë të institucioneve shëndetësore.