Dy viktima dhe 177 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore
Sharr Travel

Dy viktima dhe 177 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.245 teste të realizuara, 177 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup janë regjistruar 105 raste, në Kumanovë-26, në Dibër-1, Shtip-15,Tetovë-13, Strugë-1, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-8, Gjevgjeli-2, Vallandovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Kumanova dhe Shkupi.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 8 pacientë të shëruar. Tre nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 4 nga Velesi.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.787 persona me koronavirus, prej të cilëve 1.629 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 149 pacientë. Për momentin ka 1.009 raste aktive.