Java e 24-t në Superligë, nga dy ndeshje në tri ditë
Java e 24-t e IPKO Superligës do të nisë të premten dhe do të mbyllet të dielën dhe atë me nga dy ndeshje në secilën ditë.
Drita, që tashmë e kryeson renditjen do të ketë udhëtim të vështirë, pasi e pret dueli me Trepçën’89 në Mitrovicë.
E udhëtim aspak më të lehtë nuk ka as Ballkani, i cili do të jetë mysafir i Flamurtarit në kryeqytet.
Për dallim prej Dritës e Ballkanit, punë më të lehtë pritet të kenë Prishtina e Gjilani, të cilat janë mysafire të Vushtrrisë, respektivisht Ferizajt.
Në fitore llogarit edhe Feronikeli që është në formë të mirë, i cili do ta vizitojë Dukagjinin e dorëzuar.
Ndërkaq, Llapi është mikpritës i Drenicës dhe do t’i kërkojë të tri pikët, në tentim që të qëndrojë në hap me kryesuesit e tabelës.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 24-t do të fillojnë në orën 17:00.
IPKO Superliga – Java e 24-t
E premte
Dukagjini – Feronikeli (17:00)
Flamurtari – Ballkani (17:00)
E shtunë
Vushtrria – Prishtina (17:00)
Llapi – Drenica (17:00)
E diel
Trepça ‘89 – Drita (17:00)
Ferizaj – Gjilani (17:00)























