15:08 / 08.06.2020
Rabiot gjithnjë më afër Premier Leagues
Adrien Rabiot duket gjithnjë e më pranë një kalimi në Premier League, ku e pret Evertoni.
Francezi, i cili nuk ka kaluar një sezon të mirë tek Juventusi, do të largohet në verë dhe dëshira e tij është e qartë: ribashkimi me ish-trajnerin Carlo Ancelotti, i cili është edhe njeriu që e afroi në ekipin e parë të PSG-së në sezonin 2012-2013. Tashmë që dëshira e francezit duket e qartë, Evertoni pritet të nisë bisedimet me Juventusin për të gjetur gjuhën e përbashkët mbi formulën e transferimit. Rabiot është pjesë e klubit nga Torino që nga vera e vitit të shkuar, kur kaloi me parametër zero nga PSG. Me fanellën e “Zonjës së Vjetër” ka luajtur vetëm 11 ndeshje si titullar në Serie A këtë sezon.























