Befason presidenti i Atleticos: Reali mund të luajë në stadiumin tonë
BKT
Sport

Befason presidenti i Atleticos: Reali mund të luajë në stadiumin tonë

"Santiago Bernabeu" po rinovohet dhe Real Madrid do t’i zhvillojë ndeshjet shtëpiake në qendrën stërvitore, Valdebebas, konkretisht në impiantin  “Alfredo Di Stefano”.

Një situatë e komplikuar për djemtë e Zidane, të cilët do të garojnë deri në fund me Barcelonën për fitimin e titullit kampion. Rreth kësaj teme ka folur Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madrid.

Rivaliteti sportiv me dy skuadrave të kryeqytetit spanjoll është i madh, por “Colchoneros” janë gati t’i ndihmojnë “armiqtë” e një jete. “Nuk ka dyshime që jemi të gatshëm të lejojmë Realin të luajë në stadiumin tonë“, deklaron Cerezo.