17:00 / 10.06.2020
Milani në sulm për yllin e Lyonit, ja sa kërkon skuadra franceze
Klubi i madh italian, AC Milan është i interesuar për yllin e Lyonit, Memphis Depay.
Sipas mediave italiane, “Rossonerët” tashmë kanë kontaktuar me agjentin e lojtarit.
Depay më gjasë gjatë kësaj verë, do të largohet nga skuadra franceze për të nisur një karrierë të re në futbollin evropian.
Krerët e Milanit raportohet se janë duke zhvilluar negociatat me agjentin e holandezit për të cilin Lyon kërkon 30 milionë euro, transmeton Gazeta-Topi.
Ndryshe, Depay është duke u monitoruar edhe nga disa skuadra tjera evropiane.























