Newcastle-Coutinho, ja zhvillimet e fundit
Newcastle United tashmë ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Philippe Coutinho-s, raportojnë mediat britanike.
Ylli brazilian po luan në formë huazimi tek Bayern Munich, por Coutinho gjatë kësaj verë, do të rikthehet në Barcelonë, e cila ka në posedim kartonin e lojtarit.
“Blaugranat” do ta shesin ish-yllin e Liverpoolit gjatë kësaj verë. Premier League më gjasë do të jetë serish destinacionin e ardhshëm i brazilianit.
Newcastle raportohet se janë të pritur që ta kenë Coutinohon në skuadër për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta-Topi.
Pronarët e rinj te Newcastle ende zyrtarisht nuk e kanë blerë skuadrën angleze, por thuhet se gjithçka është drejt finializimit të marrëveshjes dhe së Newcastle shumë shpejtë do të kalon në pronësi të pronarëve nga Arabia Saudite.
Drejtuesit e rijnë kanë premtuar blerje të mëdha gjatë kësaj verë, dhe duket se në listën e tyre është e Coutinho.























