Zidane i vendosur për të blerë Pogba-n dhe Camavinga-n
Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane mbetet i vendosur për të sjellë në ‘Bernabeu’ yllin e Manchester Unitedit Paul Pogba këtë verë, raportojnë mediat spanjolle.
Tekniku francez prej kohësh është duke e kërkuar asin francez. Por, raportohet së Zidane gjithashtu në skuadër e dëshiron edhe talentin e Rennes Edouardo Camavinga.
Zidane synon që të dy mesfushorët të nënshkruajnë për madrilenët gjatë tregut të kësaj verë, megjithëse “Los Blancos” kërkojnë që Camavinga fillimisht ta marrin në formë huazimi e më pas të në shkruajnë më yllin francez, transmeton Gazeta-Topi.
Kjo dyshe thuhet së do t’i kushton Realit mbi 100 milionë euro, dhe Zidane tashmë është duke kërkuar nga presidenti Florentino Perez që të gjejë fonde për blerjen e Pogbas dhe Camavinga.























