18:11 / 11.06.2020
Moto GP rinis muajin tjetër – Spanja pista e parë
Sezoni 2020 në Moto GP do të rifillojë gjatë muajit tjetër.
Gara interesante të shpejtësisë do të kemi mundësi të shohim duke filluar nga muaji tjetër, kur edhe do të fillojë sezoni i Moto GP.
Gjithçka do të rifillojë në Spanjë, me kalendarin e konfirmuar tashmë për 13 gara, transmeton lajmi.net.
Marc Marquez do të synojë titullin e pestë radhazi të kampionit të botës, pas një pauze të gjatë që erdhi si pasojë e pandemisë Covid-19.
Tri nga 13 garat mund të zhvillohen jashtë Evropës, por kjo akoma nuk është konfirmuar. Sezoni rifillon më 19 korrik.























