18:19 / 11.06.2020
Ja orari dhe gjyqtarët e fundjavës
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar orarin dhe gjyqtarët e kësaj fundjave në elitën e futbollit tonë.
Java e 24-të e IPKO Superliga hapet me ndeshjen Flamurtari-Ballkani, sfidë në të cilën drejtësinë do ta ndajë Kreshnik Vula.
Ndërkaq, gjyqtari Shpëtim Murtezi do ta gjykojë sfidën Dukagjini-Feronikeli, edhe kjo ndeshje luhet nesër pasdite.























