Muriqi flet për golin e mbrëmshëm, ja pse trajneri e la në bankinë
BKT
Sport

Muriqi flet për golin e mbrëmshëm, ja pse trajneri e la në bankinë

Vedat Muriqi shënoi golin e parë pas përhapjes së Covid 19, shkaku i së cilës futbolli edhe në Turqi pauzoi mbi dy muaj.

Sulmuesi i Kosovës realizoi gol në barazimin 1:1 të Fenerbahces ndaj Kayserisportit.

“Futbolli i vendit, futbolli botëror ka pasur kohë të vështirë. Pas dy muajve pushim, kemi pasur kohë të vështirë, pavarësisht se sa jemi munduar të mbajmë formën. Natyrisht, është vështirë pasi kemi stërvitur pak në fushë. Po ashtu nuk kemi fituar për shtatë xhiro. Kohë e gjatë për ne. Ndonëse kemi pasur edicion të keq vitin e kaluar, nuk kemi pasur asnjëherë një seri të tillë. Ne kemi bërë rikthim të mirë. Do të shërbejë për të ngritur shumë moralin për të martën. Shpresojmë se do të arrijmë finalen në shtëpinë tonë të martën”, ka thënë Muriqi për faqen zyrtare të Fenerbahçes.

Fenerbahce takohet të martën në ndeshjen e Kupës ndaj Trabzonsorit. Takimin e parë e fitoi Trabzoni 2:1.

Mbrëmë, Muriqi e nisi ndeshjen nga bankina, derisa zbulon arsyen përse nuk ishte titullar, transmeton Olle.

“Kur kam folur me trajnerët, mjekët, më kanë thënë se nëse luaj shumë do të jetë keq. Nuk kemi dashur të rrezikojmë shumë, por nëse do të ishte e nevojshme unë do të luaja në pjesën e dytë. Nuk kemi ushtruar për dy muaj me ekipin, nuk kemi pasur ritmin e duhur”, theksoi ai.