Ravanelli e synon këtë post të rëndësishëm
Një e kaluar si sulmues i shkëlqyeshëm, pastaj trajner te Ajaccio dhe Arsenal Kiev, tashmë mbase e ardhmja si drejtor sportiv.
Në dispozicion të Fabrizio Ravanelli mund të jetë një aventurë e re të rëndësishme në botën e futbollit.
Ish-sulmuesi i Juventusit, duke folur në Francë me “Le Phoceen”, në të vërtetë ka zbuluar se po synon rolin që ka mbetur i lirë në Olympique Marseille, pas dorëheqjes së Andoni Zubizarretas.
“Unë jam i interesuar për rolin e drejtorit sportiv te Marseille. Nuk është sekret që klubi ka mbetur në zemrën time. Kur mbërrita në Marsejë, menjëherë u dashurova me qytetin dhe tifozët atje. Besoj se profesionalizmi im u vlerësua. Djali im, Matthias, lindi gjithashtu në Marsejë”.
Ravanelli luajti me OM ndërmjet viteve 1997 dhe 1999, duke shënuar 28 gola në 64 ndeshje të Ligue 1: “Për të qenë një drejtor i mirë sportiv, ju duhet të keni marrëdhënie të mira me tifozët. Raporti im me ata të Marseilles është i shkëlqyeshëm”.
Ish-sulmuesi italian, gjithashtu tha se me të drejtor sportiv, Higuain mund të jetë përforcim për Marseillen: “Nëse ai do të vinte? Nuk e di, por mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për OM në Ligën e Kampionëve. Ka shanse që ai të largohet nga Juve dhe në moshën 32-vjeçare, mund të huazohet”.
Prandaj, Ravanelli do të kishte plane ambicioze: “Jam i bindur se mund të marr lojtarë, të cilët e ndezin “Velodrome”. Asnjëherë nuk kam punuar si drejtor sportiv, por kam shumë kontakte me klube mjaft të rëndësishme. Unë dua të kthehem në Marsejë, jam i disponueshëm për klubin”.























