12:47 / 14.06.2020
Jorginho i mbyll derën gjigantit italian, s’largohet nga Londra
Ndonëse kërkohet nga top-klubet evropiane përfshirë edhe Juventusin, megjithatë, Jorginho duket së nuk do të largohet nga Chelsea.
Siç raportojnë mediat britanike, lojtari është i dashuruar në Londër dhe po shikon momente të mirë në skuadrën e Frank Lampard.
“Jorginho pritet të mbetet në Chelsea. Mesfushori është i dashuruar me Londrën dhe po shijon momente të mira nga menaxheri i ekipit Frank Lampard dhe tifozët”, shkruajnë mediat në ishull, transmeton Gazeta-Topi.
Ndryshe, lojtari ka kohë që kërkohet nga Juventusi, madje, raportohet së “Zonja e Vjetër” është gati të sakrifikojë një yll të skuadrës së tyre për ta bërë të vetin Jorginhon.























