16:47 / 16.06.2020
Borussia Dortmund siguron shërbimet e mbrojtësit belg për 4 vite
Thomas Meunier, mbrojtësi belg, është nënshkrimi më i fundit i Borussia Dortmund.
28 vjeçari ishte pa kontratë, pasi nuk pranoi të rinovojë për PSG-në dhe ka firmosur për verdhezinjtë në Bundesliga.
Meunier do të ketë një kontratë 4-vjeçare dhe është marrë nga drejtuesit e Dortmund si pasuesi i Hakimit, i cili do të rikthehet te Real Madrid pas huazimit 2-vjeçar.
Meunier është një ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në Europë dhe titullar te kombëtarja e Belgjikës, që gjithmonë ka qenë ndër vendet e para në renditjen e FIFA-s. Goditje e zgjuar e Dortmund.























