Ja tre faktorët që vendosin të ardhmen e yllit gjerman
BKT
Sport

Ja tre faktorët që vendosin të ardhmen e yllit gjerman

Manchester United dhe Chelsea janë duke bërë garë për ta blerë yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Sipas mediave britanike, të dy klubet e Premier League, si dhe Real Madrid dhe Bayern Munich, e duan 21-vjeçarin, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Tre faktorë raportohet së do të përcaktojnë të ardhmen e gjermanit, i cili po bën një sezon të madh me Leverkusenin.

Këta faktorë përfshijnë minutazhen e madhe që kërkon të luajë Havertz në skuadrën e re në mënyrë që ai të sigurojë një vend në ekipin kombëtar të Gjermanisë në EURO 2021.

Ai gjithashtu dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, dhe faktori i tretë thuhet se është projekti i ekipit të ri për yllin gjerman.