17:35 / 18.06.2020
FFK publikon zyrtarët e fundjavës, ja kush i gjykon derbit
Është publikuar edhe orari i xhiros 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra lidere e Superligës, Drita, ndeshjen ndaj Ferizajt do ta zhvilloj ditën e premte.
Kurse dy ndeshjet më interesante të kësaj xhiro, Ballkani – Trepça ’89 dhe Feronikeli – Llapi do të zhvillohen ditën e diele.
Për këto takime tashmë janë bërë të ditur edhe gjyqtarët e ndeshjeve.
Genc Nuza do të jetë në sfidën Ballkani – Trepça 89 që do të zhvillohet të dielën në Suharekë, transmeton Olle.
Kurse, në sfidën tjetër deri të po të njëjtës ditë, Feronikeli – Llapi, ndeshjen do ta drejton Dardan Çaka i Vushtrrisë.























