Kumbulla, pasues i Godin-it te Interi
BKT
Sport

Kumbulla, pasues i Godin-it te Interi

RTKlive

Ylli shqiptar i Verona-s, Marash Kumbulla, duket se shumë shpejtë do të bëhet me klub të ri, transmeton RTKLive.com.

Sipas medieve italiane, Interi është duke zhvilluar negociatat me Veronan për reprezentuesin e Shqipërisë.

Diego Godin, më gjasë, gjatë kësaj verë, do të largohet nga skuadra “Nerazzure”.

Dhe, pikërisht, Kumbulla shihet pasues i ish-mbrojtësit të Atletico Madridit. Madje, raportohet se Interi po përshpejton bisedimet me Veronan për Kumbullën.  

“Diego Godin do të largohet në fund të sezonit. Inter ka përshpejtuar bisedimet me Hellas Verona për Marash Kumbullën”, shkruajnë mediet italiane.