09:06 / 19.06.2020
COVID-19 nuk i ndahet futbollit, infektohet lojtari i klubit të Beckham
Një i prekur në MLS. Miami Heat, klubi që financohet nga David Beckham, ka dalë me një komunikatë dhe bën me dije se një futbollist ka dalë pozitive me koronavirus.
Një njoftimin e bërë thuhet se po punohet me specialistët e fushës, që lojtari të trajtohet këtë periudhë dhe ta kalojë sa më shpejt këtë problem shëndetësor.
Mes të tjerash bëhet me dije se futbollisti i infektuar nuk ka simptoma. Vetë ai e ka zbuluar se ka pasur kontakt me një person që kishte pasur simptoma të lehta dhe nga testi i bërë më pas ka dalë pozitiv.























