Tottenham – Man Utd, formacionet e mundshme
Sot do të luhet ndeshja më interesante e javës së 30-të në Premier Ligën angleze.
Tottenham do të presë në shtëpi skuadrën e Manchester United, pas rikthimit të futbollit anglez pas më shumë se tre muajve për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho para kësaj ndeshje konfirmoj edhe rikthimin e Kane, madje u shpreh se sulmuesi anglez do të jetë titullar në këtë ndeshje.
Formacionet e mundshme:
Tottenham (4-3-3): Lloris; Aurier, Alderweireld, Vertonghen, Davies; Sissoko, Winks, Ndombele; Moura, Kane, Son
Man Utd (4-2-3-1): de Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, Matic; James, Fernandes, Rashford; Martial
Si Tottenhami ashtu edhe Manchester United kanë si objektiv arritjen e një vendi në zonën Champions të renditjes
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet me fillim nga ora 21:15.























