Lampard shpjegon se si Chelsea e fitoi garën për Wernerin
BKT
Sport

Lampard shpjegon se si Chelsea e fitoi garën për Wernerin

Time Werner tashmë edhe zyrtarisht është i Chelseas. Ai u kërkua nga shumë klube, veçuar Liverpoolin dhe Bayern Munichun, por zgjodhi ‘Blutë e Londrës’.

Kjo ndodhi pas bisedës me trajnerin, Frank Lampard, i cili duket se e bindi që Chelsea është klubi i duhur për 24-vjeçarin.

“Mendoj se ai është lojtari që ne e donim”, tha Lampard.“E kam ndjekur për një kohë personalisht, edhe kur nuk e kam bërë këtë punë, thjesht është shumë i talentuar. Ne shkuam për të dhe besoj se do të na forcojë”, tha Lampard, raporton EO.

“Ai ka një talent të jashtëzakonshëm, ka pasur një sezon fantastik. Pavarësisht gjithçkaje dhe situatës, ne e kishim të qartë se duhet të përmirësohemi dhe Timo Werner është blerje që mund të na sigurojë këtë. Jam i lumtur që e kam te Chelsea”.

“Punuam shumë si klub për ta marrë atë. Bisedova me të personalisht dhe i shpjegova se çfarë dua unë nga ai në këtë klub, si punojmë, si luajmë”.

“Kemi bërë një blerje të mirë sepse ai kishte shumë opsione, madje shumë shumë të mira”.