Interi pajtohet për Firpon, por jo për Vidalin
BKT
Sport

Interi pajtohet për Firpon, por jo për Vidalin

Interi është i gatshëm që ta marrë Junior Firpo-n nga Barcelona, por jo edhe Antonio Vidalin, sipas raportimeve nga Tuttosport.

Mbrojtësi do t’iu konventonte shumë Zikaltërve nëse ata mund t’i sigurojnë 20 milionë euro për transferimin e tij.

Në anën tjetër, e njëjta nuk vlen për superyllin kilian i cili tashmë i ka mbushur 33 vjet dhe është në perëndim të karrierës së tij.