Mësohet sa do të mungojë Xhaka pas lëndimit të mbrëmshëm
BKT
Sport

Mësohet sa do të mungojë Xhaka pas lëndimit të mbrëmshëm

Humbja nga Manchester City (0:3) i ka sjellë pasoja të mëdha Arsenalit.

“Topçinjtë” nuk do t’i kenë në dispozicion për disa javë futbollistët Granit Xhaka dhe Pablo Mari.

Futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën ndrydhi kyçin e djathtë të këmbës në sfidën me kampionët në fuqi të Anglisë.

Pas analizave të kryera, Arsenali doli në konkluzionin se Xhaka do të mungojë për 2 javë duke humbur 4 ndeshje.