23:01 / 19.06.2020
Fiorentina ëndërron transferimin e Silvës
Pas francezit Franck Ribery, Fiorentina ëndërron një tjetër goditje të madhe me parametër zero.
Sipas “Sky Sport”, objektiv i klubit vjollcë ka përfunduar Thiago Silva, i cili do të largohet nga PSG sapo të mbyllet sezoni.
Qendërmbrojtësi brazilian është ndjekur edhe nga Milani e Evertoni, por në garë është përfshirë edhe skuadra toskane e presidentit Commisso, i cili dëshiron ta përforcojë organikën me një element me shumë përvojë.
Kjo hipotezë ka marrë jetë ditët e fundit, pas kontakteve të para me përfaqësuesit e futbollistit, që dëshiron të luajë ende në Evropë në nivele të larta.
35-vjeçari është i interesuar për ta dëgjuar ofertën e Fiorentinës, për të zgjedhur më pas atë që i përshtatet më shumë.























