Tottenham dhe United ndajnë pikët, VAR-i thotë fjalën e fundit
BKT
Sport

Tottenham dhe United ndajnë pikët, VAR-i thotë fjalën e fundit

Tottenham dhe Manchester United kanë luajtur baras.

Derbi i xhiros së 30-të në Premierligë, i zhvilluar mes Tottenham Hotspur dhe Manchester United, ka përfunduar pa fitues.

Rezultati 1:1 ka bërë që dy skuadrat të dalin nga kjo ndeshje me nga një pikë.

Golin e parë në ndeshjen e sontme e shënoi Steven Bergwijn, kur po luhej minuta e 27’ e ndeshjes.

Reagimi i United vonoi. Kur të gjithë mendonin se Spurs do të dalin me tri pikët nga kjo ndeshje, në skenë doli Bruno Fernandes, i cili penalltinë e dhënë në favor të United e ktheu në gol, në minutën e 81’.

Në minutën e 90′, gjyqtari akordoi edhe një penallti në favor të Manchester United, por këtu reagoi teknologjia VAR duke anuluar vendimin, transmeton lajmi.

Me këtë barazim, United shkon në 46 pikë dhe mbanë pozitën e pestë, kurse Tottenham mbetet me 42 pikë në pozitën e tetë në tabelë.