Fury i fillon përgatitjet – ky është plani i tij
BKT
Sport

Fury i fillon përgatitjet – ky është plani i tij

Boksieri britanik Tyson Fury, me bilanc 30 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, ka rinisur punën për t’u përgatitur për sfidën e radhës.

Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) synon të zhvillojë duelin e tretë me Deontay Wilder, ndaj të cilit triumfoi në shkurt të këtij viti.

Boksieri i pamposhtur është rikthyer në palestrën e tij në Essex dhe duket në formë të mirë fizike. Britaniku synon të mbrojë për herë të parë në karrierën e tij titullin kampion bote, pasi herën e fundit që ishte në majën e këtij sporti pati probleme dhe iu hoqën titujt, duke mos e zhvilluar asnjëherë revanshin me Klitschkon.

Fury ka deklaruar disa herë që në planet e tij është boksieri amerikan Deontay Wilder dhe më pas synon të zhvillojë dy duele ndaj patriotit të tij Anthjony Joshua.

Këto dy sfida do të zhvillohen në vitin 2021, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Gjithsesi, ka nisur përgatitjet e para në ring me shpresën që në fund të këtij viti të ngjitet sërish në ring.