“Mbretërit” s’gabojnë, mposhtin Mallorcan, rikthehen në krye
BKT
Sport

“Mbretërit” s’gabojnë, mposhtin Mallorcan, rikthehen në krye

Real Madrid nuk has aspak vështirësi ndaj Mallorcas, duke marrë fitoren e katërt radhazi.

Skuadra e Zidane triumfoi 2-0, në një ndeshje që do të zhbllokohej pas 19 minuta lojë nga Vinicius Junior.

“Los Blancos” kishin në kontroll lojën, por vetëm në fillimin e pjesës së dytë do të dyfishonin rezultatin. Sergio Ramos ekzekutoi në perfeksion një goditje dënimi, duke treguar një tjetër talent.

Reali me këtë fitore rimerr kreun e renditjes me 68 pikë, po aq sa Barcelona, por me avantazhin, e fitimit të ndeshjes direkte.