“Lautaro nuk do shitet nëse dëshiron të mbetet te Interi”
BKT
Sport

“Lautaro nuk do shitet nëse dëshiron të mbetet te Interi”

Shefi i Interit, Beppe Marotta ka thënë se sulmuesi Lautaro Martinez, nuk do jetë në shitje, nëse ky i fundit nuk dëshiron të largohet nga “San Siro”.

Barcelona që disa muaj është duke punuar për të arritur marrëveshjen me argjentinasin.

Mirëpo, Marotta ka thënë se të gjitha bisedimet mund të ndërpriten nëse Martinez vendos të qëndrojë, transmeton Gazeta-Topi.

“Të gjithë jemi të qartë për Lautaron, Inter nuk synon të shesë lojtarët më të mirë”.

“Kjo vlen edhe për Lautaro. Nëse lojtari nuk dëshiron të largohet dhe ai nuk do, atëherë nuk ka ndonjë arsye pse të transferohet të ndonjë skuadër tjetër”.

Inter e ka bërë të qartë se mënyra e vetme që të shitet argjentinasi është që të paguhet klauzola e 111 milionë eurove.