19:09 / 25.06.2020
Real Madrid e Barcelona vihen pas yllit të Arsenalit
Real Madrid dhe Barcelona janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Matteo Guendouzi.
Francezi thuhet se ka humbur durimin me trajnerin Mikel Arteta dhe është i hapur për sfidën e radhës.
Guendouzi te “Topçinjtë” fiton rreth 40 mijë euro në javë dhe Arsenal do ishte i lumtur nëse lojtari largohet sepse nuk janë të kënaqur nga përformancat e lojtarit.
Thuhet se dy gjigantët spanjoll do bëjnë ofertat e tyre gjatë verës për lojtarin në fjalë, transmeton Gazeta-Topi.
Në shkëmbim të Guendouzit, Arsenal do provojë transferimin e Thomas Partey.























