19:15 / 25.06.2020
Ja si duket tabela e Superligës pas javës së 26-të
RTKlive
FC Drita mbetet në krye të tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, edhe pas javës së 26-të, raporton RTKLive.com.
Drita kryeson tabelën me 55 pikë, katër më shumë së Prishtina e cila sot nuk mori më shumë së një pikë në udhëtim tek Llapi.
Një hap fals e ka bërë edhe Ballkani që barazoi në udhëtim tek Ferizaj. Skuadra e Ismet Munishi ka 50 pikë, në vendin e katërt, një më pak se Gjilanin që renditet e treta.
Garë e “nxehtë” po zhvillohet edhe në mesin e skuadrave që po ‘luftojë’ për ekzistencë.























