Aksion fantastik, Kastrati gjen golin e radhës në Kroaci!
BKT
Sport

Aksion fantastik, Kastrati gjen golin e radhës në Kroaci!

Ylli kosovar i Lokomotivës së Zagrebit, Lirim Kastrati, ka shënuar golin e radhës në Kroaci.

Kastrati konkretizoi me gol në minutën e tetë një aksion fantastik të Lokomotivës.

Pasi merr një pasim të gjatë nga mbrojtja, Kastrati i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe del i vetëm përballë portierit, duke e shmangur dhe duke shënuar. Thjesht fantastik!