E kryer, Rangnik trajner dhe drejtor i ri i Milanit
BKT
Sport

E kryer, Rangnik trajner dhe drejtor i ri i Milanit

Në Gjermani nuk kanë dyshime. Ralf Rangnik do të jetë trajneri i ri dhe njëkohësisht do të mbulojë postin e drejtorit sportiv të Milanit.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e BILD, Valentina Maceri. Në një prononcim për “MilanNews.it”, gazetarja e ka bërë fakt të kryer kalimin e gjermanit te kuqezinjtë.

Për sa i përket merkatos, Valentina, konfirmoi tre emrat që kanë qarkulluar së fundmi në media, si objektivat kryesore në merkato. Bëhet fjalë për Upamekano dhe Patrik Shik nga Lajpcig, si dhe Milot Rashica.

Rangnik do të ketë në dispozicion 75 milionë euro, për t’i shpenzuar për merkato. Edhe pse një shifër realitivisht e ulët, gjermani do të përpiqet të afrojë futbollistë me prespektivë për të ardhmen.

Më afrimin e tij, pritet që nga klubi kuqezi të largohen tekniku Stefano Pioli dhe Paolo Maldini.