Gol dhe asist, ylli i Kosovës dhuron spektakël në Zvicër
BKT
Sport

Gol dhe asist, ylli i Kosovës dhuron spektakël në Zvicër

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në kampionatin zviceran me fanellën e Zurich.

Pas perlës nga goditja e dënimit javën e shkuar në sfidën ndaj Jang Bojs, 28-vjeçari ishte sërish protagonist, ku dhuroi një asist në golin e parë dhe shënoi gol mjaft të bukur në triumfin 0-4 që skuadra e tij arriti të transfertë ndaj kryesuesve të St.Galen.

Me paraqitjet e fundit, Kololli është shndërruar në një lider absolut te skuadra e Zurich.